Ngjarje si në filma në veri të Mitrovicës: Shqiptarit ia zënë rrugën dy vetura dhe tentojnë të futen brenda

Kronikë e zezë

Ngjarje si në filma në veri të Mitrovicës: Shqiptarit ia zënë rrugën dy vetura dhe tentojnë të futen brenda

Më: 6 shtator 2021 Në ora: 13:03
Foto ilustrim

Një qytetari i ka ndodhur një rast i pakëndshëm në veri të Mitrovicës ku dy vetura ia kanë zënë rrugën dhe kanë tentuar të hyjnë brenda duke e goditur veturën me duar.

Vetura ka pësuar dëme por nuk ka pasur të lënduar.

Raporti i plotë policor:

Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ishte duke lëviz me veturë, dy vetura të panjohura i kanë zënë rrugën dhe kanë tentuar qe të hyjnë në veturë të viktimës, duke e goditur me duar veturën dhe duke i dëmtuar retrovizorin.

Përpos dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar.

Rasti duke u hetuar nga njësitë relavante.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat