Po i shqiptonte një gjobë trafiku, qytetari e bën për spital policin

Kronikë e zezë

Po i shqiptonte një gjobë trafiku, qytetari e bën për spital policin

Më: 2 tetor 2021 Në ora: 10:25
Policia

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë arrestuar një qytetar, pasi që i njëjti e ka sulmuar fizikisht një zyrtar policor.

Sipas policisë, deri tek sulmi ka ardhur pasi zyrtari policor po i shqiptonte një gjobë trafiku qytetarit.

Pas këtij sulmi, polici ka pranuar trajtim mjekësor.

Rr. Dëshmorët  e Kombit, Prishtinë 02.10.2021-00:05. Është arrestuar i dyshuari mashkulli  kosovar pasi që i njëjti gjatë shqiptimit të një tikete e ka sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor, i dyshuari ishte nën ndikim të alkoolit”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat