Dy persona në Bruznik të Vushtrrisë kapen me drogë

Kronikë e zezë

Dy persona në Bruznik të Vushtrrisë kapen me drogë

Më: 23 nëntor 2021 Në ora: 08:54
Foto ilustrim

Dy persona në Bruznik të Vushtrrisë u kapën me substanca narkotike. Pas ndalimit të dy personat, e arrestuar u liruan në procedurë të rregullt.

“Në orët e mbrëmjes së datës 22 nëntor 2021, njësitet policore Vushtrri, kanë arrestuar dy persona të dyshuar për posedim të substancave të dyshuara narkotike.

Arrestimi i dy të dyshuarve, është realizuar në fshatin Bruznik të Vushtrrisë, pasi njësitet policore kanë ndaluar veturën me targa vendore, ku gjatë kontrollit tek dy personat e dyshuar është gjetur dhe sekuestruar substancë e dyshuar narkotike ne sasi 6.1 gram, (3) mullinj për bluarje dhe një (1) thikë”, thuhet në njoftim.

Në komunikatën për medie thuhet se “Personat e arrestuar, pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. Ndërsa, hetimet e mëtejme lidhur me rastin do ti zhvilloj njësia përkatëse hetimore. Ndaj të dyshuarve është iniciuar raste për vepër penale ‘Posedimi i paautorizuari i substancave narkotike’”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat