U rrëzua aksidentalisht nga shkëmbinjtë, vdes një person në Pejë

Kronikë e zezë

U rrëzua aksidentalisht nga shkëmbinjtë, vdes një person në Pejë

Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 19:22
Foto ilustrim

Rreth orës 17:00, një person ka humbur jetën aksidentalisht, derisa ndaloi për një pushim të shkurtër te pjesa e njohur si kilometri i shtatë.

Fadil Gashi nga Policia Rajonale e Pejës, ka konfirmuar se një person ende i paidentifikuar, ka rrëshqitur aksidentalisht prej shkëmbinjve dhe ka rënë në thellësi, ku edhe humbi jetën.

Raportohet se ai kishte qenë për piknik në Rugovë dhe ngjarja kritike, ndodhi kur po bënte një pushim të shkurtër gjatë kthimit.

Forcat e rendit, zjarrfikësit dhe njësitet tjera relevante, kanë qenë në vendin e ngjarjes, ku edhe e kanë nxjerrë trupin e viktimës, shkruan Radio1.

Trupin e së ndjerit, e ka pranuar mjeku ligjor, që është duke i bërë hulumtimet e para.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat