Sulmohen fizikisht pronarët e një hoteli në Prishtinë, përdoret edhe arma

Kronikë e zezë

Sulmohen fizikisht pronarët e një hoteli në Prishtinë, përdoret edhe arma

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 00:23
Foto ilustrim

Pronarët e një hoteli në magjistralen Prishtinë – Ferizaj janë rrahur fizikisht sonte.

Ata janë sulmuar para pak çastesh nga tre persona në pronën e tyre.

Për pasojë, të njëjtit, shkaku i goditjeve të marra i janë nënshtruar trajtimit mjekësor.

Gjatë përplasjes mes dy grupeve është përdorë edhe një armë. Me të shtiu djali i pronarit të hotelit.

Nuk raportohet për të plagosur. Tre të dyshuarit ndodhën në arrati.

E motivi që çoi në këtë konflikt fizik e të armatosur nuk dihet akoma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat