Dyshohet se fitoi tenderë në vlerë rreth 2 milionë euro me dokumente të falsifikuara, ndalohet i dyshuari në Gjilan

Kronikë e zezë

Dyshohet se fitoi tenderë në vlerë rreth 2 milionë euro me dokumente të falsifikuara, ndalohet i dyshuari në Gjilan

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 15:36
Foto ilustrim

Një person është ndaluar në Gjilan, pasi dyshohet se ka fituar tenderë në vlerë rreth 2 milionë euro duke prezantuar dokumente të falsifikuara.

Sipas komunikatës për medie, i arrestuari është I.H pronar i kompanisë “Globi M.I”.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit nga Departamenti për Krime të Rënda, ka ndaluar të dyshuarin me inicialet, I.H., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurorim publik”, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Prokuroria njofton opinionin publik se ekziston dyshimi që, i dyshuari I.H., si pronar i kompanisë “Globi M.I.”, në Gjilan, përmes prezantimit të dokumenteve të falsifikuara ka arritur që ti fitonte tre tenderë në regjionin e Gjilanit, në vlerë rreth 1 milion e 900 mijë euro”, thuhet në komunikatë.

Në njoftim thuhet se më këto veprime i lartcekuri dyshohet se ka kryer veprën penale “Keqpërdorimi dhe mashtrimi në prokurorim publik”, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, për të cilën gjendet nën masën e ndalimit, si dhe ndaj të njëjtit Prokuroria Themelore në Gjilan, do të vazhdojë me procedurat e mëtejme hetimore. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat