Vdekja e nëntëvjeçares në QKUK, nëna raportoi për neglizhencë të mjekëve

Kronikë

Vdekja e nëntëvjeçares në QKUK, nëna raportoi për neglizhencë të mjekëve

Më: 17 shkurt 2022 Në ora: 08:50
Foto ilustrim

Një nëntëvjeçare ka vdekur në një nga klinikat e Qendrës Klinike dhe Universitare të Kosovës.

Policia e Kosovës e ka hapur rastin si “vdekje e dyshimtë”, teksa në raportin 24 orësh bëhet e ditur se rastin e raportoi nëna e saj pasi dyshon se nga neglizhenca e mjekëve ka ndërruar jetë nëntëvjeçarja.

“Ankuesja femër ka raportuar se vajza e saj nëntë vjeçe ishte duke në trajtim mjekësor dhe dyshon se nga neglizhenca e mjekëve vajza e saj ka ndërruar jetë.

Është njoftuar prokurori dhe me vendim të tij trupi i pa jetë është marrë nga mjekësia ligjore për obduksion” thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat