Një muaj paraburgim për dy persona që sulmuan e gjuajtën me armë në drejtim të policëve

Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim për dy persona që sulmuan e gjuajtën me armë në drejtim të policëve

Më: 18 mars 2022 Në ora: 10:22
Ilustrim

Është caktuar masa e paraburgimit ndaj dy personave që dyshohet se kanë gjuajtur në drejtim të policëve më 15 mars të këtij viti.

Gjykata Themelore bën të ditur se masa e paraburgimit është caktuar për secilin veç e veç.

“Gjykata Themelore në Prishtinë - Departamenti për Krime të Rënda, ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve M.R për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Vrasja e rëndë në tentativë nga neni 173 paragrafi 1 pika 1.9 lidhur me nenin 28 të KPRK-së dhe veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së si dhe të pandehurit I.R për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale Sulm ndaj personit zyrtar nga neni 402 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurve M.R dhe I.R e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtëve iu ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaji për secilin veç e veç. Të pandehurve M.R dhe I.R paraburgimi i është caktuar në bazë të nenit 187 paragrafi 1 nën paragrafi 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1, 1.2.2 dhe 1.2.3 të KPPK-së”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Në këtë komunikatë bëhet e ditur se si kishte ndodhur e gjithë ngjarja.

“Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake, ka ardhur në përfundim se kërkesa e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda është e bazuar dhe e argumentuar në këtë fazë të procedurës. Të pandehurit M.R dhe I.R dyshohen se me datë 15.03.2022 rreth orës 21:19, derisa zyrtarët policor E.B dhe L.H kishin qenë duke patrulluar këmbë të angazhuar në planin operativ për parandalim të vjedhjeve dhe veprave tjera penale, ishin sulmuar nga i dyshuari M.R i cili fillimisht kishte tentuar ti godasë me veturën e tij BMË dhe me pas nga vetura kishte shtënë me armë në drejtim të zyrtarit policor L.H i cili paraprakisht i ishte prezantuar si zyrtar policor dhe e kishte urdhëruar që të ndalet, mirëpo i dyshuari nuk kishte përfillë urdhrin dhe nga një distancë e shkurtë kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tij duke i rrezikuar drejtpërdrejtë jetën. Zyrtarët policor kishin arritur ta ndalojnë të dyshuarin M.R, mirëpo gjatë ballafaqimit me të, dy zyrtarët policor ishin sulmuar fizikisht nga i dyshuari I.P i cili i kishte goditur me grushte duke ju shkaktuar lëndime trupore, në këto momente kishin arritë edhe njësi tjera policore dhe kishin futë situatën nën kontroll, ku edhe u bë arrestimi i dy të dyshuarve. Kundër këtij aktvendimi palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit të Kosovës”, përfundon komunikata.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat