Tre persona të armatosur hyjnë në një lokal dhe sulmojnë fizikisht një punëtor

Kronikë e zezë

Tre persona të armatosur hyjnë në një lokal dhe sulmojnë fizikisht një punëtor

Më: 5 prill 2022 Në ora: 10:56
Foto ilustrim

Viktima mashkull kosovar ka raportuar se tre të dyshuar të armatosur kanë hyrë në lokalin ku punon dhe nën kanosjen e armës e kanë sulmuar fizikisht dhe i kanë dëmtuar xhamat reklamues të lokalit .

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 16:50 në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Mitrovicë.

Viktimës i është ofruar trajtim mjekësor. Dy prej të dyshuarve janë të njohur për policinë dhe në oborrin e shtëpisë së njërit të dyshuar është gjetur dhe sekuestruar një fishek 7.2 mm.

Të dyshuarit ende nuk janë hasur nga policia. Lidhur me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat