I dënuar me 3 vite burg, arrestohet 28 vjeçari në Elbasan

Kronikë e zezë

I dënuar me 3 vite burg, arrestohet 28 vjeçari në Elbasan

Më: 16 prill 2022 Në ora: 14:45
Ilustrim

Policia e Elbasanit ka arrestuar Jetmir Shermadhin 28 vjeç, banues në Elbasan. Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Apelit Gjirokastër, në 2021, ka vendosur ndryshimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, duke e dënuar 28 vjeçarin me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Njoftimi i policisë

Vijon puna për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore. Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Vullnetari”. Kapet, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan, 1 person i shpallur në kërkim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, i dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim.

Policia e Elbasanit, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e 1 shtetasi në kërkim, bëri të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit: -Jetmir Shermadhi 28 vjeç, banues në Elbasan.

Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Apelit Gjirokastër, më datë 28.09.2021, ka vendosur ndryshimin e vendimit penal të Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, duke e dënuar 28 vjeçarin me 3 vjet e 4 muaj burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat