Aksion i policisë në shkollat e Vushtrrisë, u gjen nxënësve thika e armë plastike

Kronikë e zezë

Aksion i policisë në shkollat e Vushtrrisë, u gjen nxënësve thika e armë plastike

Më: 5 maj 2022 Në ora: 16:11
Armët e sekuestruara

Policia e Kosovës ka zhvilluar sot një aksion në Komunën e Vushtrrisë e ku tek nxënësit kanë sekuestruar shtatë thika, një boks te hekurit, një pistoletë plastike dhe gjësende të tjera.

Sipas policisë kontrolli është kryer me urdhër të gjykatës.

Njoftimi i plotë:

Policia në Vushtrri realizon kontrolle në shkolla

Vushtrri, 05 Maj 2022

Në kuadër të veprimeve dhe masave parandaluese në ofrim të sigurisë në shkolla, zyrtarë policor në kuadër të Stacionit Policor në Vushtrri, gjatë ditës së sotme kanë zbatuar masa dhe kontrolle sigurie në shkolla.

Mbi bazën e vlerësimit me qëllim të parandalimit janë zbatuar masa sigurie përmes urdhër- kontrollit në bazë urdhëresës së lëshuar nga Gjykata kompetente me ç raste janë kontrolluar nxënësit e tri shkollave të mesme të larta në Vushtrri.

Si rezultat i kontrollimit në posedim tek nxënësit brenda hapësirave të shkollave janë gjetur dhe sekuestruar, shtatë (7) thika, një (1) boks hekuri, një(1)pistoletë plastike dhe gjësende tjera.

Veprimet policore dhe provat e gjetura materiale do t’ i paraqiten prokurorit kompetent.

Policia, mbete e përkushtuar për bashkëpunim të ndërsjellë me autoritet shkollave në ofrim të sigurisë në shkolla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat