Rrihet punëtori i një lokali në Lipjan, arrestohet shtetasi i huaj

Kronikë e zezë

Rrihet punëtori i një lokali në Lipjan, arrestohet shtetasi i huaj

Më: 6 maj 2022 Në ora: 09:46
foto ilustrim

Një person ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në lokal, disa persona të panjohur e kanë sulmuar fizikisht.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 20:00, në Lipjan.

Siç thuhet në raport, në lidhje me rastin është arrestuar një shtetas i huaj.

“Viktima mashkull kosovar ka raportuar se derisa ka qenë duke punuar në lokal, persona të panjohur kanë kryer ndaj tij veprën penale të lartëcekur (sulm). Në lidhje me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat