Arrestohet një person i kërkuar nga Ferizaj

Kronikë e zezë

Arrestohet një person i kërkuar nga Ferizaj

Më: 1 qershor 2022 Në ora: 19:47
Foto ilustrim

Policët e stacionit në Ferizaj, nga Drejtoria Rajonale e Policisë në orën 11:22, kanë arrestuar një person të kërkuar në Ferizaj.

Siç njoftohet PK ka pranuar një informacion nga policët e pikës kufitare në Han të Elezit, se kanë ndaluar personin e kërkuar me inicialet P.Sh (M/K), i moshës 31 vjeçar, i cili më pas nga policia e Ferizajt është arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj.

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj, për veprën penale ‘’ Lëndim trupor ’’ me dënim burgimi prej shtatë (7) muajve.

Pas kompletimit të dokumentacionit është dërguar në vuajtje të dënimit.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk iu kanë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat