“Jau q* nanën kallash iu korri”/ Vushtrriasi kërcënon në mes të rrugës dy persona që kishin dërguar fëmijët në shkollë

Kronikë e zezë

“Jau q* nanën kallash iu korri”/ Vushtrriasi kërcënon në mes të rrugës dy persona që kishin dërguar fëmijët në shkollë

Më: 2 qershor 2022 Në ora: 16:49
Policia

Gjatë ditës së djeshme në fshatin Vërrnicë të komunës së Vushtrrisë, dy persona janë përballur me një kërcënim serioz nga një 50-vjeçar.

Mësohet se e gjithë ngjarja ka ndodhur në pikë të ditës, kur dy burrat kishin dalë që t’i dërgojnë fëmijët në shkollë.

Aty më pas me veturë kishte ardhur 50-vjeçari, me të cilin dyshohet se kishin pasur një mosmarrëveshje lidhur me një rrugë të fshatit.

Kjo dyshohet të jetë edhe motivi i cili shtyu 50-vjeçarin që t’u drejtohet dy burrave më fjalët “çka p’e vajtoni rrugën se jau q* nanën kallash iu korri“.

Për të evituar konfliktin e mundshëm, dy burrat u larguan që aty dhe më pas denoncuan rastin në Polici.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat