Ndalohet një person për drogë në Prishtinë

Kronikë e zezë

Ndalohet një person për drogë në Prishtinë

Më: 13 qershor 2022 Në ora: 19:54
Foto ilustrim

Sot, rreth orës 14:00 në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë, Njësia për Përcjelljen e Personaliteteve të Rëndësishme në kuadër të Divizionit të Komunikacionit Rrugor të Policisë së Kosovës ka ndaluar një person me iniciale A.H. (1968), me vendbanim në Prishtinë.

Pas komunikimit me të dyshuarin, i njëjti deklaron se posedon substancë të dyshuar narkotike.

I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor Jugu dhe menjëherë është njoftuar drejtoria përkatëse e antidrogës (DHTN), të cilët iu janë përgjigjur rastit për hetim të mëtejmë.

Hetuesit e Drejtorisë për hetimin e trafikimit me narkotikë, pas zhvillimit të hetimeve dhe komunikimit me të dyshuarin, i njëjti pranon se në shtëpi posedon edhe substanca psikotrope ose analoge.

Në cilësi të provës material tek i dyshuari janë gjetur dhe sekuestruar 14.9 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë, 412 gramë substancë psikotrope ose analoge, dy telefona mobilë, 10 euro të falsifikuara dhe 326.5 euro.

Me këtë rast është iniciuar rasti “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge dhe falsifikimi i parasë, ndërsa me urdhër të Prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48-orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat