Prizren: Djali thotë se nëna e tij vdiq gjatë operimit, policia po e heton rastin

Kronikë e zezë

Prizren: Djali thotë se nëna e tij vdiq gjatë operimit, policia po e heton rastin

Më: 23 qershor 2022 Në ora: 22:41
Foto ilustrim

Një grua ka vdekur gjatë operacionit në një ordinancë private në Prizren.

Kështu tha zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit Vesel Gashi.

Ai tha se kështu ka deklaruar djali i viktimës.

Gashi theksoi se trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë derisa rasti po trajtohet si ” Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.

“Me datën 23.06.2022, rreth orës 17:10 minuta, e kemi pranuar një informatë se një person ka ndërruar jetë në ordinancën private e cila gjendet në rrugën “Gjeravica”. Reagimi policor ishte i menjëhershëm, patrulla ka dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kontaktuar me palën ankuese. I njëjti deklaron se nëna e tij gjatë operacionit ka ndërruar jetë. Në lidhje me këtë rast të gjitha njësitet relevante kanë dal në vendin e ngjarjes e po ashtu është njoftuar edhe prokurori i shtetit, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes, i cili ka rekomanduar të iniciohet rasti si “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor. Trupi i pajetë është dërguar në IML në Prishtinë. Rasti po hetohet nga njësitet rajonale të hetimeve në Prizren”- tha Gashi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat