Policia kufitare e Kosovës në aksion, parandalohet kontrabanda me kafshë

Kronikë e zezë

Policia kufitare e Kosovës në aksion, parandalohet kontrabanda me kafshë

Më: 6 korrik 2022 Në ora: 20:24
Ilustrim

Njësitë patrulluese të drejtorisë rajonale kufitare (DRK-Lindje) në zbatim të masave për parandalimin dhe luftimin e paligjshmërisë kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në teren.

Si rezultat i kësaj, në rastin e parë sot me datë 06.07.2022, rreth orës 17:10  në fshatin Ramijan komuna e Vitisë, bazuar edhe në analizën e riskut dhe informacioneve inteligjente të bëra nga ana e njësive të policisë kufitare është arritur të identifikohet automjeti kamionin e Mercedes Benz me targa kosovare të cilin e drejtonte  i dyshuari mashkull kosovar me iniciale (H. K), viti i lindjes 1971.

Gjatë kontrollit zyrtaret policor kanë vërejtur se i dyshuari në rimorkio kishte të  ngarkuar pesëdhjetë e shtatë (57) krerë dele për të cilat nuk posedonte kurrfarë dokumenti përkatës.

Në rastin e dytë, po ashtu sot rreth orës 17:45  në rrugën Viti-Pozhoran, komuna e Vitisë, është arritur të identifikohet automjeti kamionin e Mitsubish  me targa kosovare të cilin e drejtonte  i dyshuari mashkull kosovar me iniciale (M. B), viti i lindjes 1974.

Gjatë kontrollit zyrtarët policor kanë vërejtur se i dyshuari në  rimorkio kishte të  ngarkuar gjashtë (6) krerë gjedhe (lopë) për të cilat nuk posedonte  dokumente përkatëse.

Kafshët dyshohet të jenë futur në territorin e Republikës së Kosovës përmes rrugëve ilegale nga Republika e Maqedonisë se veriut.

Këto raste janë në proces të trajtimit nga njësitet policore kufitare nga drejtoria rajonale kufitare-Lindje

në bashkëpunim me Prokurorinë përkatëse,  Inspektorët e AVUK-ut dhe Doganën e Kosovës.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ruajtjen dhe menaxhimin efikas të kufirit shtetëror, parandalimin e kontrabandës dhe krimit, në veçanti operacione të vazhdueshme policore po ndërmerren dhe do të ndërmerren në parandalimin dhe kontrabandimin e mallrave në përgjithësi.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat