​Ndalohet një person i dënuar me një vit e 25 ditë burg

Kronikë e zezë

​Ndalohet një person i dënuar me një vit e 25 ditë burg

Më: 26 shtator 2022 Në ora: 11:34
Foto ilustrim

Me 23 shtator 2022, policia në Prizren ka ndaluar një person të kërkuar me urdhër arrest të gjykatës i cili me aktgjykim të plotfuqishëm ishte i dënuar me burg me kohëzgjatje një vit e 25 ditë.

Ai ishte i akuzuar për veprën penale vjedhje e rëndë.

I ndaluari pas përfundimit të procedurave administrative është dërguar në Burgun e Prishtinës për vuajtje të dënimit.

Njoftimi i plotë:

Prizren, 25 Shtator 2022-Stacioni Policor Prizren ka shtuar aktivitet për realizimin e urdhëresave të gjykatës , kështu që në kuadër të këtyre aktiviteteve me datë 23 shtator 2022, ka arrit që të ndaloj një person të kërkuar më urdhër arrest të gjykatës i cili me aktgjykim të plotfuqishëm ishte i dënuar me burg me kohëzgjatje një vit e 25 ditë , për veprat penale Vjedhje e rëndë.

I ndaluari pas përfundimit të procedurave administrativë dërgohet në Burgun e Prishtinës për vuajtje të dënimit.

Vetëm gjatë javës së fundit Stacioni Policor Prizren ka arrit të realizoj 41 urdhëresa të gjykatës, ndërsa Drejtoria Rajonale në Prizren ka realizuar gjithsej 59.

Në ditët në vazhdim gjithashtu do të vazhdohet të punohet me intensitet të shtuar për realizimin e ardhëseve të gjykatës jo vetëm nga Stacioni Policor Prizren por nga të gjitha stacionet Policore të Drejtorisë Rajonale në Prizren.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat