Arrestohet shoferi që goditi për vdekje një këmbësore në Komoran

Kronikë

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje një këmbësore në Komoran

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 23:18
Foto ilustrim

Drejtuesi i automjetit i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin me fatalitet që ndodhi pasditen e kësaj të shtune te vendi i njohur si “Kroni i Mbretit” është arrestuar nga Policia e Kosovës.

44-vjeçari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Bajram Krasniqi.

“Drejtuesi i automjetit që ka shkaktuar aksidentin, i dyshuari mashkull nga Kosova 44-vjet, është arrestuar dhe me aktvendim të prokurorit dërgohet në mbajtje deri në 48 orë”, tha Krasniqi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat