16 të mitur tentuan kalimin drejt Italisë si ekip futbolli, në burg dy “menaxherët”, tetë të tjerët të lirë

Kronikë e zezë

16 të mitur tentuan kalimin drejt Italisë si ekip futbolli, në burg dy “menaxherët”, tetë të tjerët të lirë

Më: 29 dhjetor 2022 Në ora: 17:18
Ilustrim

Nga 10 të arrestuarit e policisë së Durrësit që tentuan të kalonin drejt Italisë 16 të mitur nga Kosova, gjykata la “arrest me burg” vetëm dy prej tyre. Të tjerët u lanë të lirë në prag të Vitit të Ri.

Për organizatorin e kalimit të paligjshëm të kufirit të 16 të miturve që u paraqitën si ekip sportiv në portin e Durrësit, gjykata e Durrësit caktoi “Arrest në burg”, 37-vjeçari Besmir Haxhikadria, i dyshuar për veprën penale të “Ndihmës për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Ndërkohë, për 48-vjeçarin Blerim Bytyqi, i dyshuar për të njëjtën vepër penale, u caktua masa shtrënguese “Arrest në burg” me afat 30 ditë. Masa shtrënguese “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, dy herë në muaj, u caktua për 8 të arrestuarit e tjerë të policisë, shtetasit Aishe D., Qëndresa K., Dukagjin G., Drilon Sh., Endrit D., Fatmir Gj., Almir K dhe Fabion B, shkruan Topchanel Gjyqtari i seancës e vleftësoi të ligjshëm arrestimin e të dhjetë shtetasve kosovarë, në kushtet e flagrancës, ndërsa pasi dëgjoi palët urdhëroi lirimin e 8 prej personave nën hetim.

Dhjetë shtetasit kosovarë janë kapur më 27 dhjetor në portin e Durrësit pasi kanë tentuar që të kalonin drejt Italisë 16 të mitur, kundrejt fitimit 3000-4000 euro për secilin, duke u paraqitur si pjesë e një ekipi sportiv. Ndërsa, të miturit janë prezantuar në kufi si sportistë, të arrestuarit janë prezantuan si menaxherë, trajnerë dhe fizioterapistë të ekipit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat