Gjakovë: Arrestohen katër burra nga Kosova dhe një grua nga Shqipëria, dyshohen për prostitucion

Kronikë

Gjakovë: Arrestohen katër burra nga Kosova dhe një grua nga Shqipëria, dyshohen për prostitucion

Më: 9 janar 2023 Në ora: 09:06
Foto ilustrim

Katër burra nga Kosova dhe një grua nga Shqipëria janë arrestuar në Gjakovë.

Ata dyshohen se kanë qenë të përfshirë në vepren penale të prostitucionit.

E dyshuara femër me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje ndërsa të dyshuarit meshkuj pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

Po ashtu është identifikuar edhe një viktimë në këtë rast, shtetase shqiptare, njofton policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat