Tre të arrestuar në Lipjan, sulmuan fizikisht dy të tjerë

Kronikë e zezë

Tre të arrestuar në Lipjan, sulmuan fizikisht dy të tjerë

Më: 5 shkurt 2023 Në ora: 10:04
Foto ilustrim

Tre persona janë arrestuar në Lipjan, pasi kanë sulmuar fizikisht dy të tjerë.

Policia ka bërë të ditur se dy të sulmuarit fizikisht kanë pranuar tretman mjekësor.

“Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit kanë sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovar.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ndërsa, me vendim të prokurorit një i dyshuar dërgohet në mbajtje ndërsa dy lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat