Arrestohet 37-vjeçari në Kaçanik pasi rrahu gruan dhe demoloi shtëpinë

Kronikë e zezë

Arrestohet 37-vjeçari në Kaçanik pasi rrahu gruan dhe demoloi shtëpinë

Më: 8 shkurt 2023 Në ora: 16:10
Foto ilustrim

Sot, në ora 10:50 policia e stacionit në Kaçanik ka pranuar një informacion se në rrugën “Nevzat Qallaku” në Kaçanik ishte një rast i dhunës në familje.

Në lidhje me këtë policët rendit e më pas policët hetues të Njësisë së Dhunës në Familje menjëherë i kanë marrë veprimet e nevojshme, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar personin F.L (M/K) i moshës 37 vjeçar, i cili shkak i një mosmarrëveshje kishte shkaktuar dhunë në familje ndaj bashkëshortes së tij dhe kishte dëmtuar dhe demoluar orenditë e shtëpisë.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, dërgohet në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti është cilësuar " Dhunë në familje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat