Arrestohet një person i dyshuar për shitblerje të substancave narkotike në Vushtrri

Kronikë e zezë

Arrestohet një person i dyshuar për shitblerje të substancave narkotike në Vushtrri

Më: 18 mars 2023 Në ora: 00:30
Foto ilustrim

Policia e Kosovës, ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Vushtrri, pasi gjatë një kontrolli iu gjetën 12 qese substancë narkotike që dyshohej të jetë e llojit marihuanë.

Personi i dyshuar L.A., 26 vjeçar, është arrestuar dhe shoqëruar në Stacionin Policor Vushtrri.

“Në orët e mbrëmjes të dates 17.03.2023, derisa një njësi policore kishte qenë në patrollim në qytetin e Vushtrrisë, kishte vërejtur një person me sjellje të dyshuara.

Njësia policore ka filluar ta përcjellë të dyshuarin i cili kishte tentuar që të ikte mirëpo shumë shpejtë njësia policore ka arritur ta arrestoj personin në rrugën ,,Shemë Nallbani” në Vushtrri”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat