Gjendet i vdekur një person afër një lumi në Vushtrri

Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur një person afër një lumi në Vushtrri

Më: 29 mars 2023 Në ora: 09:22
Foto ilustrim

Një person është gjetur i vdekur pranë një ure të lumit në Vernicë të Vushtrrisë.

Policia ka njoftuar se dje dëshmitari ka raportuar se afër një urës në lumë kishte vërejtur një trup të pajetë.

“Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar vdekjen e viktimës, mashkull kosovar.

Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raportin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat