Policia jep detaje për aksidentin në Xerxë të Rahovecit

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për aksidentin në Xerxë të Rahovecit

Më: 30 mars 2023 Në ora: 09:40
Foto ilustrim

Dy persona kanë pësuar lëndime trupore, si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Xerxë të Rahovecit.

Policia, përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur mes dy veturave.

Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje .

“Xerxë, Rahovec 29.03.2023-15:50. Raportohet për një aksident trafiku në mes dy veturave me targa vendore me drejtues meshkuj kosovarë.  Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar dy meshkuj njëri  kosovar dhe tjetri shtetas i Shqipërisë . Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat