Ia parkoi veturën në vendin e tij, 58-vjeçari në Gjakovë rrahet me fqinjin - të dy përfundojnë në pranga

Kronikë e zezë

Ia parkoi veturën në vendin e tij, 58-vjeçari në Gjakovë rrahet me fqinjin - të dy përfundojnë në pranga

Më: 14 maj 2023 Në ora: 08:06
Foto ilustrim

Vend-parkingjet janë një ndër problemet më të mëdha të qytetarëve në Prishtinë. Mungesa e tyre i detyron të parkojnë edhe vend e pa vend, e ndonjëherë i fut edhe në telashe. Zënkat ndonjëherë eskalojnë në kanosje e përleshje, siç ka ndodhur të shtunën në rrugën “Bardhyl Qaush” në Gjakovë.

Media mëson se këtë herë në rast janë përfshirë dy persona, fqinj mes vete, të cilët u kapën me njëri-tjetrin pas një mosmarrëveshje që kanë pasur lidhur me parkimin e një veture te vendi i njërit prej tyre.

Rasti ka ndodhur paradite, kur i dyshuari A.Sh. kishte shkuar te i dyshuari tjetër, B.R., për t’i kërkuar llogari pasi e kishte parkuar automjetin në vendin e tij. Për pasojë, ata kanë pasur fillimisht një konflikt verbal, që kaloi më pas në dhunë fizike, duke u përleshur me grushte.

Si rezultat i raportimit të rastit, të dy përfunduan në Polici, ku janë shoqëruar dhe kanë dhënë deklaratat e tyre lidhur me atë që ka ndodhur.

Ndaj tyre kanë nisur hetimet me urdhër të Prokurorit të Shtetit, i cili ka nxjerrë aktvendim për ndalimin e tyre, nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat