Ky është personi që dyshohet se shtiu me armë zjarri ndaj dy personave në qendrën tregtare “Village” në Ferizaj

Kronikë e zezë

Ky është personi që dyshohet se shtiu me armë zjarri ndaj dy personave në qendrën tregtare “Village” në Ferizaj

Më: 20 maj 2023 Në ora: 15:17
Ilustrim

Gazeta raportoi pak më parë për gjuajtje me armë zjarri që ka ndodhur pasmesnaten e 20 majit në qendrën tregtare “Village” në Ferizaj.

Sipas burimeve, në person ka shtënë në drejtim të dy personave kur njëri prej tyre ka marrë lëndime për çka edhe është dërguar në QKUK për trajtim.

Burimet nga Prokuroria bëjnë të ditur se i dyshuari për këtë rast është Agon Hamza.

Sipas informacioneve të para, Hamza derisa ishte në veturë, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tre personave të cilët dyshohet të kenë qenë cak i tij.

Njëri nga viktimat, ka marrë lëndime në fytyrë dhe sy nga copat e xhamit të veturës, i njëjti është trajtuar fillimisht në Spitalin e Përgjithshëm në Ferizaj e më pas është udhëzuar për në emergjencë në Prishtinë.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur tri gëzhoja të armës së zjarrit.

Ndërsa, rasti është cilësuar si “Tentim Vrasje”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat