Arrestohet 23 vjeçari, arriti ti ikë policisë pasi ishte në gjendje të dehur dhe veturën e kishte pa regjistrim

Kronikë e zezë

Arrestohet 23 vjeçari, arriti ti ikë policisë pasi ishte në gjendje të dehur dhe veturën e kishte pa regjistrim

Më: 7 qershor 2023 Në ora: 16:57
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka arrestuar personin i cili i kishte ikur policisë për shkak se veturën e kishte pasur pa regjistrim dhe kishte vozitur në gjendje të dehur.

“Me date 05/06/2023 rreth orës 21:15 patrulla policore e Njësisë Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Prizren, gjate patrullimit me veture civile, në rrugën Wiliam Volker, në lëvizje ka verifikuar targat e një automjeti, i cili ka rezultuar pa regjistrim nga data 02/06/2021”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, i dyshuari sapo kishte vërejtur veturën e policisë ishte futur në një rrugice dhe duke rritur shpejtësinë nuk e kishte respektuat patrullën policore e cila kishte sinjalizuar me drite rrotative që i njëjti të ndalojë.

“I dyshuari në ikje e sipër ka aksidentuar një automjet të parkuar dhe me një shpejtësi të madhe ka humbur nga dukshmëria e patrullës policore”, thuhet në njoftim.

Sipas tyre, zyrtaret patrullues kishin vazhduar me kërkimin e veturës dhe kur kishin arritur ta ndalojnë, i dyshuari kishte zbritur nga vetura dhe ka filluar te vrapojë në këmbë në drejtim të stacionit të trenit.

“Megjithatë policor kanë arrite të ndalojnë te dyshuarin pas rreth 600 ( E.E.23 vjeç) nga Prizreni, i cili ishte në gjendje të dehur, ai arrestohet, prangoset dhe dërgohet Stacion për procedurë ligjore. Ndaj të dyshuarit procedohet lënda për ngasje në gjendje të dehur”, thuhet në njoftim.

Sipas policisë, nga sistemi i te dhënave për personave vërtetohet se i dyshuari ka të kaluar kriminale si i dyshuar për vjedhje grabitqare, dhunë në familje, sulm, kanosje posedim i substancave narkotike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat