Rrihen mes vete dy meshkuj, shkak mosmarrëveshjet e nënave të tyre

Kronikë e zezë

Rrihen mes vete dy meshkuj, shkak mosmarrëveshjet e nënave të tyre

Më: 10 qershor 2023 Në ora: 09:55
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy meshkuj janë përleshur fizikisht në Prishtinë.

Siç ka njoftuar Policia, rrahja ka ndodhur si pasojë e mosmarrëveshjes që kanë pasur dy femra..

“Rr. Muhamet Sokoli, Prishtinë 08.06.2023 – 22:30. Viktima femër kosovare, ka raportuar se pas një mosmarrëveshje me të dyshuarën femër kosovare, ka ardhur deri te përleshja e dy djemve të tyre, të dyshuarve meshkuj kosovarë. Në këtë rast lëndime të lehta merr edhe dëshmitarja femër kosovare”, njofton Policia.

Lidhur me rastin janë arrestuar dy të dyshuarit dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat