Policia arrestoi një person të kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Kronikë e zezë

Policia arrestoi një person të kërkuar me urdhëresë gjyqësore

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 20:52
Foto ilustrim

Policia Rajonale e Gjilanit ka arrestuar një person i cili po kërkohej me urdhëresë gjyqësore pasi kishte kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë".

Personi i arrestuar nga policët e stacionit në Viti, është kosovar i moshës 19 vjeçare.

“Ai kërkohej në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore për vuajtje të dënimit me burg në kohëzgjatje prej shtatë muajsh, për veprën penale “Vjedhje e rëndë’’.

I njëjti pas përfundimit të procedurave është dërguar në vuajtje të dënimit”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat