Gruaja në Prishtinë ankohet për burrin dhe vjehrrën në polici, thotë se iu kërkua të dalë nga shtëpia bashkë me fëmijët

Kronikë

Gruaja në Prishtinë ankohet për burrin dhe vjehrrën në polici, thotë se iu kërkua të dalë nga shtëpia bashkë me fëmijët

Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 20:32
Foto ilustrim

Numri i rasteve të dhunës në familje në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Çdo ditë raportohen raste ku viktima zakonisht janë gratë dhe vajzat që përjetojnë dhune psikike e fizike nga bashkëshortët e tyre dhe anëtarët tjerë të familjes.

Ndihmën e Policisë e ka kërkuar mbrëmë edhe një grua në Prishtinë, e cila ka denoncuar bashkëshortin dhe vjehrrën për dhunë  psikike.

Burimet kanë zbardhur detaje nga deklarata e 41-vjeçares e cila ka pohuar se bashkëshorti jeton jashtë shtetit dhe vazhdimisht i kërkon që bashkë me fëmijët të dalë nga shtëpia.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë  marrë veprimet hetimore dhe me urdhër të prokurorit është iniciuar rasti ‘Dhunë në familje’, ndërsa i dyshuari është futur në stoplistë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat