Këta janë katër të dyshuarit që rrahën keq 30-vjeçarin në Prishtinë, dy nga ta në pranga

Kronikë

Këta janë katër të dyshuarit që rrahën keq 30-vjeçarin në Prishtinë, dy nga ta në pranga

Më: 4 janar 2024 Në ora: 11:50
Foto ilustrim

Media mëngjesin e sotëm raportoi për një rast që ka ndodhur në Prishtinë, ku disa persona kanë sulmuar brutalisht një 30-vjeçar. Dy nga katër të dyshuarit janë arrestuar dhe tashmë janë në ndalim policor.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se të dyshuarit janë

Mehdi Potoku 63-vjeçar

Mexhid Potoku 37-vjeçar

Valon Beqiri 41-vjeçar

Flamur Beqiri 43-vjeçar

E gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur ditën e fundit të vitit 2023, ku sipas dëshmisë së viktimës dhënë organeve të hetuesisë, derisa ka qenë duke pritur motrën dhe axhën e tij në rrugën ‘Stambolli’, të dyshuarit e kanë sulmuar fizikisht duke i shkaktuar lëndime trupore.

Burimet e medias brenda Emergjencës kanë bërë me dije se i riu është dërguar atje për ndihmë mjekësore, ku pas ekzaminimeve është konstatuar se ka pësuar lëndime të rënda trupore si pasojë e dhunës fizike me të cilën u përball.

Pas dhënies së tretmanit mjekësor, gjendja e tij është stabilizuar dhe ai ndodhet jashtë rrezikut për jetë, mirëpo është hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm nën përkujdesjen e stafit shëndetësor.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin, Mexhid Potoku.

Potoku është intervistuar nga organet e hetuesisë dhe pas përfundimit të procedurave policore, me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Po ashtu, gjatë ditës së djeshme është paraqitur në stacion edhe i dyshuari tjetër, Valon Beqiri, i cili me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë. Të njëjtit do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i rëndë trupor’.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat