Sekuestrohen armë, fishekë e emblema me përmbajtje nacionaliste në Mitrovicë të Veriut

Kronikë

Sekuestrohen armë, fishekë e emblema me përmbajtje nacionaliste në Mitrovicë të Veriut

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 08:56
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka kontrolluar dy shtëpi në Mitrovicë të Veriut ku ka gjetur dhe sekuestruar ndër të tjera, 19 fishekë, tri thika, një pistoletë ajrore, shurdhues arme, veshje të ndryshme e emblema me përmbajtje nacionaliste.

“Rr. Knjaz Milos, Mitrovicë Veri. Me urdhër verbal të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar ku janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë ajrore, një shurdhues i armës, një radio lidhje, 6 telefona celularë, një gaz-maskë, një llop-top.

I dyshuari është arrestuar dhe pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat