Varësia nga droga: Kapen në flagrancë dy persona në Ferizaj e Shtime, sekuestrohen mbi 10 qese me marihuanë

Kronikë e zezë

Varësia nga droga: Kapen në flagrancë dy persona në Ferizaj e Shtime, sekuestrohen mbi 10 qese me marihuanë

Më: 20 shkurt 2024 Në ora: 08:28
Foto ilustrim

Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike. Edhe më shqetësues këtë dukuri e bën mungesa e trajtimit preventiv nga institucionet. Dy raste të tilla janë zbuluar së fundmi në Shtime dhe në Ferizaj.

Mësohet se fillimisht në rrugën “Adem Jashari” në Shtime, një njësi policore që po patrullonte ka ndalur për kontroll një veturë, ku te një 24-vjeçar janë gjetur dhe sekuestruar një sasi e marihuanës (e ndarë në 10 qese) dhe një mulli për bluarjen e narkotikëve.

Edhe te i dyshuari që u kap në rrugën “Sejdi Sejdiu” në Ferizaj është një i mitur, te i cili Policia ka gjetur disa qese ma marihuanë.

Droga që është gjetur në të dy rastet është sekuestruar, ndërsa të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ndaj secilit veç e veç, janë iniciuar rastet për veprën penale ‘Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge’.

Ndryshe, sipas Kodit Penal të Kosovës, është e jashtëligjshme që qytetarët të blejnë, posedojnë apo shpërndajnë substanca narkotike dhe mund të dënohen me gjobë apo burgim, varësisht nga sasia dhe lloji i lëndës narkotike që iu kapet nga autoritetet e rendit.’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat