Në gjendje të droguar sulmoi policin në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Kronikë e zezë

Në gjendje të droguar sulmoi policin në Prishtinë, arrestohet i dyshuari

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 08:52
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person pasi në gjendje të droguar ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Hamëz Jashari” në Prishtinë, në ora 00:45.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që në gjendje të droguar ka sulmuar fizikisht zyrtarin policor. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, thuhet në raport.

Policia njofton se nga i dyshuari është konfiskuar një sasi e dyshuar narkotike, ndërkaq me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat