Gruaja nga Lipjani raporton se kunati e largoi nga shtëpia, policia tregon ku u dërgua ajo me dy fëmijët

Kronikë

Gruaja nga Lipjani raporton se kunati e largoi nga shtëpia, policia tregon ku u dërgua ajo me dy fëmijët

Më: 6 prill 2024 Në ora: 08:59
Foto ilustrim

Një grua në Lipjan ka raportuar në Polici se pas një mosmarrëveshje, kunati i saj e ka larguar nga shtëpia.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se viktima me dy fëmijët e saj është dërguar në strehimore.

Për rastin është njoftuar prokurori, derisa nuk raportohet për të arrestuar.

“DHUNË NË FAMILJE – Prishtinë 05.04.2024 – 15:50. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje, kunati i saj i dyshuari mashkull kosovar, e ka larguar nga shtëpia. Viktima me dy fëmijët e saj është dërguar në strehimore. Është njoftuar prokurori dhe nuk raportohet për të arrestuar”, thuhet në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat