Hajnat bëjnë kërdi në një shtëpi në Prishtinë, dyshohet se shkaktuan dëme në vlerë të 100 mijë eurove

Kronikë

Hajnat bëjnë kërdi në një shtëpi në Prishtinë, dyshohet se shkaktuan dëme në vlerë të 100 mijë eurove

Më: 16 korrik 2024 Në ora: 21:54
Foto ilustrim

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët e Kosovës janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi që po shkaktojnë ankth e pasiguri, sidomos gjatë sezonit të verës.

Një rast i tillë ka ndodh edhe në një shtëpi në rrugën “Shpëtim Robaj”, në Prishtinë.

Siç mëson media nga burimet e saja, hajnat në këtë shtëpi kanë hyrë me forcë dhe dyshohet se kanë shkaktuar dëme në vlerë të 100 mijë eurove.

Rasti në Polici është lajmëruar nga një i afërm i pronarit të shtëpisë, pasi ky i fundit nuk ka qenë aty.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat