Gruaja raporton se dikush kishte hedhur një mjet shpërthyes në oborrin e saj

Kronikë e zezë

Gruaja raporton se dikush kishte hedhur një mjet shpërthyes në oborrin e saj

Më: 3 gusht 2024 Në ora: 09:38
Policia

Disa persona dyshohet ta kenë hedhur një mjet shpërthyes në oborrin e një shtëpie.

Rasti ka ndodhur në fshatin Uglar të Zubin Potokut, në orët e para të së premtes.

Kështu të paktën ka deklaruar në polici pronarja.

Sipas policisë, përveç dëme të vogla materiale nuk raportohet për të lënduar

“Ankuesja femër kosovare, ka raportuar se presona të panjohur në oborrin e saj kishin hedhur një mjetë të dyshuar  shpërthyes. Përveç dëmeve materiale të shkaktuara  (dëme të vogla) nuk raportohet për të lënduar’, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat