Plagoset aksidentalisht një person në Podujevë

Kronikë

Plagoset aksidentalisht një person në Podujevë

Më: 31 gusht 2024 Në ora: 09:38
Policia

Është arrestuar një person në Podujevë, pasi i njëjti dyshohet se ka plagosur me armë zjarri, aksidentalisht një tjetër person.

Policia ka bërë të ditur se në vendin  e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me  24 copë fishekë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti dyshohet se  aksidentalisht ka plagosur me armë zjarri viktimën mashkull  kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor në  QKUK. 

Si dëshmi materiale në vendin  e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me  24 copë fishekë”, thuhet në raportin e policisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat