Një burrë është arrestuar në Prishtinë, i cili dyshohet se ka vjedhur 60 euro dhe ka fotografuar kartelën bankare të një personi, ku dyshohet se edhe e ka keqpërdorur,
Rasti raportohet nga policia të ketë ndodhur më 5 shtator.
“Ankuesi mashkull kosovar kishte raportuar se i janë vjedhur 60 euro para të gatshme si dhe i është fotografuar kartela bankare e cila i është keqpërdorur nga i dyshuari mashkull kosovar.
Lidhur me rastin me datë 06.09.2024 është arrestuar i dyshuari, dhe me urdhër të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë.