Aksidenti në Fushë Kosovë: Furgoni goditi një 6-vjeçar, fëmija dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

Kronikë e zezë

Aksidenti në Fushë Kosovë: Furgoni goditi një 6-vjeçar, fëmija dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

Më: 7 shtator 2024 Në ora: 16:41
Foto ilustrim

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditen e së premtes në lagjen 28 në Fushë Kosovë, ku një person është goditur nga një automjet. Këmbësori është përplasur nga i dyshuari që po lëvizte me furgon dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Siç merr vesh media viktima në këtë rast është një fëmijë rreth 6-vjeçar, i cili është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe sipas informacioneve të para është në gjendje kritike.

Fëmija po vazhdon trajtimin në QKUK, ndërkohë që i dyshuari është arrestuar.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Prishtinë, me ç’rast është bërë e ditur se ndaj të dyshuarit është lëshuar urdhri për ndalim policor.

“Është raportuar se i dyshuari mashkull kosovar me automjetin e tij ka goditur këmbësorin mashkull kosovar, ku si pasojë e aksidentit viktima ka pësuar lëndime të rënda trupore dhe të njëjtit i është ofruar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat