Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast kanosje që ka ndodhur në qytetin e Podujevës.
Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se kishte pranuar një thirrje telefonike kërcënuese nga i dyshuari mashkull shtetas i Maqedonisë Veriore.
Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprimet policore për procedurat e mëtejme hetimore.
Rasti ndodhi dje.