Hajnat futen në lagjen ‘Qëndresa’ në Prishtinë, thyejnë një shtëpi dhe vjedhin armë zja5rri

Kronikë

Hajnat futen në lagjen ‘Qëndresa’ në Prishtinë, thyejnë një shtëpi dhe vjedhin armë zja5rri

Më: 14 tetor 2024 Në ora: 08:30
Foto ilustrim

Një fenomen mjaft shqetësues për qytetarët janë bërë vjedhjet e shpeshta nëpër shtëpi, që po shkaktojnë ankth e pasiguri. Shpeshherë cak i hajnave janë shtëpitë në lagjet luksoze në Prishtinë dhe përreth kryeqytetit.

Rasti i fundit ka ndodhur në lagjen Qëndresa në Veternik, ku hajnat janë futur në një shtëpi në rrugën “Ibrahim Dalliu”.

Media mëson se vjedhja u denoncua nga pronari i shtëpisë, i cili ka dhënë detaje se si hajnat u futën brenda duke thyer derën dhe vodhën një armë zjarri.

Me t’u denoncuar rasti, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vjedhje e rëndë’, ndërsa veprimet tjera ligjore do ndërmerren posa të kapen personat që dyshohen se kanë kryer veprën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat