Digjet një veturë në Gllamnik të Podujevës, dyshohet se një person vdiq brenda

Kronikë e zezë

Digjet një veturë në Gllamnik të Podujevës, dyshohet se një person vdiq brenda

Më: 5 shkurt 2025 Në ora: 14:37
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë dyshohet të ketë ndodhur ditën e djeshme në Gllamnik të Podujevës.

Një veturë e tipit Golf 7 është djegur atje.

Dyshohet se brenda kësaj veture ka vdekur edhe një person.

Kjo u konfirmua nga kryeprokurori i Prishtinës Zejnullah Gashi.

“Po, është e vërtetë. Dyshohet se brenda veturës ka eshtra të njeriut. Vetura është me targa të shtetit serb. Hetimet po vazhdojnë”, tha Gashi.

Ende nuk dihet se si ka ardhur deri tek ky rast.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat