Rahovec, arrestohet një person pasi e vrau një kafshë të egër, i konfiskohet arma

Kronikë

Rahovec, arrestohet një person pasi e vrau një kafshë të egër, i konfiskohet arma

Më: 28 shkurt 2025 Në ora: 10:48
Policia

Një person është arrestuar në Rahovec të enjten pasi e kishte vrarë një kafshë të egër.

Në raportin 24-orësh të policisë thuhet se nga i dyshuari është sekuestruar një pushkë gjuetie.

Që dyshohet se ishte përdorur në rast, e cila ishte me leje në emër të prindit të të dyshuarit.

Pas inicimit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat