Abuzimi me substanca narkotike nga të rinjtë mbetet një shqetësim i madh në shoqërinë kosovare. Varësia nga droga sa vjen e shtohet dhe kjo dëshmohet çdo ditë me kapjen dhe arrestimin e dhjetëra personave konsumues e shpërndarës të substancave narkotike.
Një person është ndaluar nga Policia në orët e para të mëngjesit të sotëm në Prishtinë, pasi gjatë një kontrolli iu gjet një sasi e substancës së dyshuar narkotike.
Burimet e medias bëjnë me dije se rasti ka ndodhur në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, ku një patrullë policore ka ndaluar një person të dyshuar, 51-vjeçar.
Gjatë kontrollit trupor, në xhepin e të dyshuarit është gjetur një sasi me marihuanë, e cila u sekuestrua si provë materiale.
I dyshuari është shoqëruar në stacion policor dhe pas intervistimit të tij.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj tij është iniciuar rasti.