Vdes një person në Zubin Potok – u dërgua në spital në gjendje të rëndë

Kronikë

Vdes një person në Zubin Potok – u dërgua në spital në gjendje të rëndë

Më: 2 prill 2025 Në ora: 11:21
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vdekjes së një personi në Zubin Potok.

Sipas raportit të policisë, viktima ishte dërguar për trajtim mjekësor në gjendje të rëndë shëndetësore.

I njëjti në spitalin ku ishte duke marrë trajtim ka ndërruar jetë.

“Në gjendje të rëndë shëndetësore është sjellë për trajtim mjekësorë nga familjarët e tij viktima mashkull kosovar, i cili në spitalin ku ishte duke marr tretman mjekësor ka ndërruar jetë”, ka njoftuar policia.

Lidhur me rastin njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Policia ka nisur hetimet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat