Arrestohet një person në rrugën Mitrovicë-Leposaviq, tentoi t’u japë ryshfet policëve

Kronikë

Arrestohet një person në rrugën Mitrovicë-Leposaviq, tentoi t’u japë ryshfet policëve

Më: 9 prill 2025 Në ora: 09:47
Foto ilustrim

Të hënën në Rrugën Nacionale Mitrovicë-Leposaviq është arrestuar një person pasi ka tentuar t’u japë ryshfet policëve.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar.

 Për arsye se i njëjti u kishte ofruar para zyrtarëve policorë në mënyrë që ata të mos i shqiptonin një tiketë kundërvajtëse”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.

“Me vendim të prokurorit i dyshuari pas inicimit të rastit është dërguar në mbajtje”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat