Vjedhje e rëndë në një market në Prishtinë – arrestohet i dyshuari

Kronikë

Vjedhje e rëndë në një market në Prishtinë – arrestohet i dyshuari

Më: 11 prill 2025 Në ora: 09:55
Foto ilustrim

Një person është arrestuar në orët e para të mëngjesit në rrugën “Jusuf Gërvalla” në Prishtinë.

Kjo nën dyshimin për përfshirje në një rast vjedhjeje.

Sipas raportit Policor, i dyshuari kishte vjedhur gjësende të ndryshme nga një market, të cilat më pas janë rikthyer pronarit të marketit.

Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është dërguar në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat